Na ishte dikur një Prizren
Ekspozita e sotme "Na ishte dikur..." është përpjekja e radhës e EC Ma Ndryshe për të luftuar humbjen e kujtesës kolektive dhe për të apeluar për veprim institucional. Ekspozita shfaq fotografitë e vjetra të Prizrenit krahas atyre të realizuara rishtazi nga pozicioni i njëjtë. Ndryshimi është drastik dhe tregon se vetëm disa dekada kanë mjaftuar që struktura urbane e qytetit të transformohet në nivel të frikshëm.
Shkatërrimin e nisur para disa dekadash nga regjimi i kaluar, me sukses po e vazhdon regjimi aktual. Ekspozita "Na ishte dikur..." është shprehje e revoltës qytetare ndaj shndërrimit të Prizrenit në diçka që askush nuk po e njeh më.
Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të projektit "Qyteti gjithëpërfshirës..." që përkrahet nga Olof Palme International Center.