Muzikë tradicionale për Ditët e Trashëgimisë Shpirtërore

EC Ma Ndryshe ka filluar zbatimin e pilot veprimit “HAJDE!”, përmes të cilit synon promovimin e trashëgimisë kulturore, kultivimin e qytetarisë aktive dhe mbrojtjen/promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Prizren.

 

Sot me 27 shtator 2014 në Kej përballë Xhamisë Sinan Pasha, kanë performuar Rapsodët nga Malisheva me Këngë Kreshnike dhe Ramdan Bajselmani me gajde (mizhnicë) dhe fyell nga rajoni i Suharekës. Aktiviteti kryesor i këtij aktiviteti është punëtoria e Filigranit, në të cilën po marrin pjesë 12 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Pjesëmarrësit kanë filluar punën praktike në objektin e Filigranit dhe po punojnë në grupe dhe nën mbikqyrjen e mjeshtërve të kësaj zeje unike.

Punimet e pjesëmarrësve do të ekspozohen në ceremoninë përmbyllëse të ditëve të trashëgimisë jomateriale “HAJDE!”, të dielën (28.09.2014), në Kej, përballë Xhamisë Sinan Pasha.

Rrjetëzimi