Muja refuzon ballafaqimin me Forumin Transparenca
Pas dy ftesave brenda një muaji për të marrë pjesë në debatin Ballafaqim me anëtarët e Forumit Transparenca, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka dhënë edhe një dëshmi për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve. Ai ka refuzuar të ballafaqohet me gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështjet e qeverisjes lokale.
Refuzimi për të diskutuar me grupet e komunitetit është shkelje e parimeve themelore të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse nga Kryetari i Komunës. Për më tepër, ky barrikadim i Kryetarit të Komunës në periudhën e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2015 paraqet edhe shkelje të obligimeve ligjore. Sipas Ligjit për Financat Publike, Kryetari është edhe Administrator Financiar i Komunës dhe obligohet të veprojë në pajtim me obligimet ligjore të konsultimit me qytetarë në raport me menaxhimin e parasë publike. Lexo komunikatën.