Mos respektimi i lejeve ndërtimore në Qendrën Historike po vazhdon

Përkundër reagimit të shoqërisë civile dhe autoriteteve të trashëgimisë kulturore për mos respektimin e pëlqimit të lëshuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren për ndërtesën përballë Xhamisë së Sinan Pashës, aktivitetet ndërtimore në këtë ndërtesë sipas informatave të marra nga QRTK-ja po vazhdojnë në kundërshtim me lejen ndërtimore të lëshuar nga organet komunale.

Autoritetet lokale të trashëgimisë kulturore kanë dhënë pëlqim për renovimin e kulmit dhe ndërtesës në përgjithësi, me kusht që të mos cenohet struktura ekzistuese e ndërtesës. Mirëpo në bazë të vëzhgimit të QRTK-së del se në vend të renovimit të kulmit të ndërtesës ka përpjekje për ta lënë katin e sipërm të hapur, duke e eliminuar pjesën qendrore të kulmit, si një ndër elementet karakteristike të kësaj ndërtese.

EC konsideron se është koha e fundit që institucionet që kanë përgjegjësi për Qendrën Historike të  veprojnë më konkretisht për zbatimin e plotë të legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur.

 

Rrjetëzimi