Mobiliari urban në Parkun e Qytetit

Është finalizuar iniciativa për realizimin e mobiliarit urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Mobiliari urban ka për qëllim t’u shërbejë nxënësve dhe studentëve si hapësirë për të punuar, shfrytëzuar internetin dhe për të rimbushur telefonët. Ky element multifunksional është vendosur në Parkun e Qytetit dhe është në dispozicion për shfrytëzim nga qytetarët, në veçanti të rinjtë dhe turistët, dhe është dizajnuar nga Nora Temaj. Realizimi i kësaj iniciative është mbështetur nga National Endowment for Democracy dhe ndërmarja menaxhuese e parkut ‘’Andrra’’.

Rrjetëzimi