Mjedisi dhe Planifikimi Urban në Prizren
Më 11.04.2014, u mbajt fokus grupi "Mjedisi dhe Planifikimi Urban në Prizren" ku janë diskutuar temat si: trashëgimia natyrore, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor dhe lumenjtë. Theks të veçantë për diskutim mori tema "Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm".
Në këtë fokus grup ishin të pranishëm njëmbëdhjetë persona prej të cilëve: ambientalistë, OJQ-të mjedisore, institucionet publike të mjedisit, planifikuesit urban, studiuesit dhe komuniteti në tërësi. Përfaqësuesit komunal u shprehën të gatshëm për pranim të kërkesave/nevojave të qytetarëve përballë sferës urbane të qytetit të Prizrenit.