Mësimdhënësit udhëtarë po përballen me vështirësi gjatë transportit

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe në muajin shkurt ka hulumtuar çështjen e transportit të mësimdhënësve udhëtarë në Komunën e Prizrenit.

Mësimdhënësit udhëtarë kanë paraqitur një ankesë te monitoruesit e EC Ma Ndryshe, se prej muajit tetor po përballen me vështirësi, pasi që sipas tyre pagesa e transportit për ta nuk po realizohet që prej muajit tetor 2014. Ata kanë sqaruar se operatori i kontraktuar nga Komuna i ka shpërndarë biletat, por se ato nuk po pranohen nga operatorët tjerë transportues, për shkak të mosmarrëveshjeve, meqë operatori që e ka fituar tenderin nuk i ka pranuar mjetet e nevojshme nga Komuna. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi