Memorandumi në mes të EC Ma Ndryshe dhe Komunës së Mamushës

Më 13 maj, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mamushës, EC Ma Ndryshe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës, Arif Butuç, për monitorimin e ekzekutivit lokal në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Mamushës”. Memorandumi i Mirëkuptimi precizon zotimet e palëve nënshkruese për realizim sa më efektiv të projektit "Transparenca online e Komunës së Mamushës", i cili që nga muaji maj do të zbatohet me ndihmën financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
 

Rrjetëzimi