Më shumë gjelbërim për zonën urbane të Prizrenit
EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK të dielën ka realizuar performancën publike Hapësira gjelbëruese, përmes të cilit aktivitet ka sjellë në vëmendje çështjen e mungesës së hapësirave gjelbëruese publike në Prizren, ku vetëm 3.3% e hapësirave publike brenda qendrës historike është e gjelbëruar.
Performanca ka karakter të përkohshëm, dhe në kuadër të saj, në Sheshin e Lidhjes pjesë të caktuara të hapësirës publike janë mbuluar me barë të freskët dhe janë vendosur disa tavolina dhe karrige të improvizuara, që kanë shërbyer për ilustrimin e kërkesës për më shumë hapësira gjelbëruese publike brenda zonës urbane. Lexo komunikatën.