Mbahet tryeza e diskutimit “Humanizmi dhe vullnetarizmi”

Është mbajtur tryeza e diskutimit “Humanizmi dhe vullnetarizmi” që është organizuar nga nxënësi i Shkollës së Aktivizmit Rinor Murati me mbështetje të EC-it. Duke qenë se ky nxënës është pjesë e organizatës rinore “Hope” ka ardhur me idenë e organizimit të kësaj tryeze. Në këtë diskutim kanë qenë 30 pjesëmarrës para të cilëve panelistët kanë prezantuar format e vullnetarizmit dhe përfitimet nga aktivitetet e tilla. Panelistë të këtij diskutimi ishin z. Murat Murati, znj. Lorentë Kadriu, z. Artan Maliqi të cilët së bashku me pjesëmarrësit diskutuan rreth aktivizmit rinor në komunën e Lipjanit dhe në Kosovë në tërësi.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Rrjetëzimi