Mbahet takimi me komunitetin e të moshuarve për përpilimin e Kartës së Qytetit

Është mbajtur takimi me komunitetin e të moshuarve me qëllim të mbledhjes së të dhënave për përpilimin e Kartës së Qytetit "E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit". Ky takim përmbyll ciklin e takimeve me grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit lidhur me hartimin e Kartës së Qytetit, dokument ky që siguron gjetjen e mekanizmave të duhur për të siguruar që parimet e së drejtës mbi qytetin të shndërrohen në prioritete dhe politika buxhetore të qeverisjes lokale.

 

Rrjetëzimi