Mbahet takimi i radhës me komunitetin e të moshuarve

EC Ma Ndryshe në kuadër të takimeve me komunitetin ka vizituar drejtuesit e Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren.


Në kuadër të diskutimeve, komuniteti i të moshuarve ka shfaqur brengën për mos funksionalizimin e ambulantës së pensionistëve, e cila ka qenë aktive para periudhën së pandemisë, ku shërbimet mjekësore dhe barnat për këtë kategori janë ofruar falas.


Një tjetër shqetësim i pensionistëve ka qenë mos ndarja e subvencioneve nga organet komunale për aktivitetet e organizatës, sikurse edhe për takimin vjetor të tyre.


Krahas kësaj, të moshuarit, kanë shprehur kërkesën që gjatë realizimit të punimeve në infrastrukturë të merren parasysh edhe nevojat e tyre për lëvizje të lirë dhe qasje në hapësirat publike.


EC Ma Ndryshe edhe në këtë rast do të vazhdojë praktikën e dërgimit të kërkesave që burojnë nga komuniteti te organet përkatëse vendimmarrëse.

Rrjetëzimi