Mbahet punëtoria për vizionimin e hapësirave komunale të qasshme për të gjithë

EC Ma Ndryshe ka organizuar punëtorinë e vizionimit me anëtarët e Organizatës Për Distrofi Muskulare në Kosovë. Kjo punëtori ka shërbyer që anëtarët e këtij grupi të komunitetit si dhe pjesëmarrës të tjerë të shprehin vizionin dhe idetë e tyre për hapësirat komunale gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit të Personave me Aftësi të Kufizuara në Prizren.


Kjo punëtori është mbajtur me qëllim që procesi i shndërrimit të hapësirave komunale të realizohet me qasje gjithëpërfshirëse, ashtu që objektet që janë në shërbim të Personave me Aftësi të Kufizuara të jenë multifunksionale, duke u bazuar në nevojat e këtij komuniteti por edhe grupeve të ndryshme të interesit. Punëtoria do të shërbej për përpilimin e raportit të vizionimit, i cili do të jetë bazë për projektimin e mëtejmë me qëllim të përfshirjes së nevojave të PAK-ve në këto hapësira si dhe krijimit të kushteve të nevojshme për ta.

Rrjetëzimi