Mbahet ekspozita "Jam edhe këtu"
Në qytetin e Vushtrrisë, është hapur ekspozita me fotografi me temën “JAM EDHE KËTU", iniciativë kjo e Bleonita Durakut, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit. Të gjitha fotografitë janë realizuar nga vet nxënësja, qëllimi i së cilës ka qenë t’a vë në pah çështjen e gjendjes sociale të kësaj pjese të shoqërisë. Ajo ka zgjedhur që protagonistë të kësaj ekspozite të jenë personat më të ndjeshëm të shoqërisë si fëmijët dhe pleqt, të cilët për shkak të gjendjes ekonomike detyrohen t'i ekspozohen punëve të ndryshme, në shumicën e rasteve edhe duke u cënuar mundësia e shkollimit për këta fëmijë.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin përfaqësues komunal, të shoqërisë civile dhe artdashës të shumtë. Ekspozita do të jetë e hapur deri me datë 31 gusht në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."