Materialet promovuese të trashëgimisë kulturore

Materialet promovuese të trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të rajonit jugor të prodhuara përgjatë vitesh nga EC Ma Ndryshe janë vënë në dispozicion të mysafirëve të edicionit të 22-të të DokuFestit.


Në këto publikime informuese, të cilat gjenden në DokuShop dhe mund të merren falas, ofrohet një përmbledhje e thuktë e historisë, traditës, kulturës dhe natyrës së kësaj pjese të Kosovës, ku në radhë të parë janë vënë vlerat e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore, duke ofruar një mundësi më të lehtë dhe më të hapur për njohjen e tyre si dhe për t’i vizituar ato.


EC vazhdimisht angazhohet për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe shfrytëzimin e këtij potenciali për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prizrenit.

Rrjetëzimi