MASHT ri-emërton shkollën e Mamushës

EC Ma Ndryshe është njoftuar të mërkurën nga zyrtarët e MASHT-it, se ministri Ramë Buja ka nënshkruar vendimin për ri-emërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët në Mamushë, nga “Haxhi Ymer Lutfiu” në SHFMU “Anadollu”.

Çështja e ri-emërtimit të kësaj shkolle pat mbetur e pazgjidhur që nga viti 2011.

EC Ma Ndryshe ka raportuar për këtë problem në qershor të vitit 2013, (linku i komunikatës http://www.online-transparency.org/repository/docs/mamusha.pdf), derisa muaj më parë ka kërkuar informata nga MASHT-i mbi rrjedhën e procesit dhe gjatë kësaj jave është njoftuar se ministri Buja ka vepruar në këtë drejtim në përputhje me kërkesën e Komunës së Mamushës

Rrjetëzimi