Lokaliteti Arkeologjik në Prizren meriton kujdes më të madh

“EC Ma Ndryshe” shpreh shqetësimin për dëmtimin e paneleve informuese në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren. Ky lokalitet, që përfshin struktura me vlerë të veçantë arkeologjike dhe historike, përbën një pjesë të çmuar të kujtesës urbane të qytetit.


Dëmtimi i paneleve informuese, të vendosura për të ofruar të dhëna edukative dhe interpretim për vizitorët, rrezikon të dëmtojë përvojën e tyre dhe të çojë në degradimin e mëtejshëm të kësaj hapësire.


“EC Ma Ndryshe” bën thirrje për kujdes më të madh nga publiku dhe mirëmbajtje të vazhdueshme nga institucionet, në mënyrë që ky vend me vlerë të madhe historike dhe arkeologjike të ruhet në mënyrë të duhur. Gjithashtu rikujton se hapësirat e trashëgimisë kulturore pos që kërkojnë kujdes institucional janë edhe përgjegjësi e përbashkët e gjithë komunitetit.

Rrjetëzimi