Ligjet nuk po e mbrojnë Qendrën Historike të Prizrenit

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka analizuar kornizën legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Një numër i konsiderueshëm ligjesh dhe dokumentesh në të dyja nivelet e qeverisjes janë miratuar viteve të fundit, të cilat duhet të sigurojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike. Me gjithë këtë kornizë legjislative dhe institucionale mjaft të avansuar, Qendra Historike e Prizrenit vazhdon të degradohet në mënyrë sistematike. EC Ma Ndryshe beson dhe rekomandon se vetëm opsioni i ndëshkimit (me gjobë ose burgim) për veprën penale “dëmtim i trashëgimisë kulturore” mund të shpëtojë Qendrën Historike nga shkatërrimi i tërësishëm. Tekstin e plotë të analizës “Ligjet nuk po e mbrojnë Qendrën Historike” mund ta lexoni në http://online-transparency.org/repository/docs/Ligjet_nuk_po_e_mbrojne_QH.pdf .

 

 Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2013 i publikuar nga Komisioni Evropian ka konfirmuar shqetësimet e shoqërisë civile në Prizren dhe Kosovë për degradimin e trashëgimisë kulturore. Raporti në mënyrë eksplicite konstaton se “interesat biznesore shpesh herë mbizotërojnë kundruall interesave të trashëgimisë kulturore”, duke aluduar në ndërtimet pa leje. Njëherësh, Komisioni Evropian, në pjesën e raportit që flet për të drejtat kulturore ka bërë thirrje për “veprime të fuqishme për të ndaluar aktivitetet ilegale dhe degraduese si dhe korrigjimin e atyre ndërtimeve që kanë tejkalime”. Ky degradim është tregues i dështimit institucional për të mbrojtur Qendrën Historike të Prizrenit dhe konfirmim i konstatimit se ligjet janë të pamjaftueshme për të siguruar rend urbanistik dhe mbrojtje te trashëgimisë kulturore në këtë qendër.  Për më shumë lexo komunikatën.

Rrjetëzimi