Ligjëratë - "Orientimi profesional"

Në Gjimnazin “Sami Frashëri” sot është mbajtur ligjërata me temën “Orientimi Profesional” ide kjo e cila ka dalur nga Aida Ramaxhiku, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit.

Në këtë prezantim kanë qenë të përfshirë mbi 30 nxënës, para të cilëve ka ligjëruar Melodika Abrashi duke i udhëzuar ata mbi procesin e zgjedhjes së profesionit të ardhshëm. Pas ligjëratës nxënësit kanë qenë të lirë per diskutim, si dhe është organizuar edhe punëtori rreth mundësive që i’u ofrohen të rinjve në Kosovë për studime.

Ky aktivitet ka qenë i mirëseardhur nga nxënësit e kësaj shkolle, meqenëse janë në përfundim të shkollës së mesme.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Rrjetëzimi