Ligjëratë mbi mbrojtjen e ambientit në Mamushë
Është mbajtur ligjeratë me temën “Çevre ile ilgili sunum” (ligjëratë në lidhje me ambientin) që është organizuar në bashkëpunim me KVRL në Mamushë së bashku me nxënësit e shkollës fillore "Anadolu" në mbështetje të EC-it. Duke qenë se EC-i ka bashkëpunim të mirë me KVRL kanë ardhur me idenë për të mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese në lidhje me ambientin. Në këtë ligjëratë kanë qenë prezent nxënësit e shkollës fillore "Anadolu" të grupmoshave të ndryshme para të cilëve ligjëruesi ka prezantuar shkaktarët e ndotjes së ambientit si dhe mënyrat se si të kujdesemi për një ambient më të përshtatshëm. Pas prezantimit nxënësit kanë shprehur ide të ndryshme ku jemi dakorduar që aktivitetin e radhës ta zhvillojmë duke bërë një aksion pastrimi dhe duke shpërndarë fletushka me mesazhe vetëdijesuese për ruajtjen e ambientit.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).