Letër publike drejtuar kandidatëve për deputetë nga Prizreni

Duke marrë parasysh zhvillimet negative në sferën e urbanizmit të Prizrenit, me theks të veçantë në degradimin e trashëgimisë kulturore, “EC Ma Ndryshe” ka vendosur që t’i drejtohet me këtë letër publike kandidatëve të Prizrenit që garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës. 


Përmes kësaj letre kërkojmë nga kandidatët për deputetë që të zotohen se çështjen e degradimit urbanistik dhe të trashëgimisë kulturore në Prizren ta ngrehin në nivelin më të lartë vendimmarrës të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhen vlerat e mbetura urbane të këtij vendbanimi. Për më shumë lexo komunikatën

Rrjetëzimi