Lansohet loja 'EC në Natyrë' që ndërgjegjëson nxënësit për mbrojtjen e mjedisit

EC Ma Ndryshe përmes një aktiviteti me pjesëmarrjen e nxënësve ka prezantuar lojën mjedisore të titulluar “EC në natyrë”.


Ky aktivitet është mbajtur në sallën e Gjimnazit "Remzi Ademaj" në Prizren, me praninë e nxënësve të shkollave “Emin Duraku”, “Mustafa Bakia”, “Fadil Hisari” dhe “Gani Saramati”, të cilët kanë luajtur versionin në dysheme dhe në tavolinë të lojës mjedisore.


Qëllimi i kësaj loje të zhvilluar nga EC Ma Ndryshe është rritja e ndërgjegjësimit si dhe të njohurive të nxënësve përkatësisht lojtarëve për vlerat natyrore të Kosovës, por edhe për problemet mjedisore që kërcënojnë këto pasuri.


Në thelb, loja angazhon lojtarët në një mënyrë ndërvepruese për të mësuar dhe për të kontribuar në mbrojtjen e ambientit dhe ruajtjen e pasurive natyrore, përmes sfidave dhe pyetjeve edukative.


EC Ma Ndryshe me këtë lojë mjedisore synon që përmes argëtimit dhe testimit të njohurive, nxënësit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, ashtu që të jenë të gatshëm për të kontribuuar në ruajtjen e pasurive natyrore të Kosovës.

Rrjetëzimi