Kuvendi të hetojë situatën e krijuar në RTK

Organizatat e poshtëshënuara po përcjellin me vëmendje dhe shqetësim të lartë zhvillimet brenda Radio Televizionit të Kosovës. Protestat e një pjese të redaktorëve dhe gazetarëve të këtij mediumi, kundër presionit, censurës dhe propagandës së pjesës tjetër të eprorëve të tyre nuk mund të mbetet vetëm brenda këtij institucioni me rëndësi publike. Për më shumë, ne si shoqëri duhet penguar çfarëdo tendence partiake për të pasur ndikimin në politikat redaksionale të televizionit publik.
 
Prandaj, duke e vlerësuar këtë situatë si alarmante, ne kërkojmë që këto shqetësime të adresohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si themelues i Radiotelevizionit të Kosovës dhe si mbrojtës i autonomisë institucionale dhe financues direkt i mediumit publik. Në veçanti, shqetësimet e ngritura nga stafi i RTK-së duhet të hetohen në mënyrë të detajuar nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Lexo deklaratën.

Rrjetëzimi