Kuvendi i Anëtarëve 2014
Anëtarët e EC u takuan në takimin e rregullt të Kuvendit të Anëtarëve më 24 Janar 2015. Gjatë këtij takimi u morën një numër vendimesh strategjike, të cilat do ta jetësojnë dokumentin strategjik 2015-2019 të organizatës. Anëtarët shqyrtuan dhe miratuan raportet e punës dhe financiare për vitin 2015, si dhe planet e punës dhe financiare për vitin 2015. Me ardhjen e anëtarëve të ri të cilët u votuan në këtë takim, numri i anëtarësisë ka arritur në 19. Në këtë takim, Kryesues i Kuvendit të Anëtarëve për vitin 2015 u zgjodh Kreshnik Basha, ndërsa për një mandat të ri në pozitën e drejtorit ekzekutiv u votua Hajrulla Çeku. Kuvendi i Anëtarëve duke filluar nga 2015 do të takohet së paku dy herë në vit.
Raportin e takimit dhe dokumentet tjera mund t'i gjeni më poshtë: