Kuvendet e Komunave të mëdha me shkelje ligjore
Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës në nëntë muajt e parë të këtij viti në raste të caktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Gjatë kësaj periudhe kohore, në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Gjakovës janë evidentuar dy shkelje ligjore, derisa në ata të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit janë gjetur nga një shkelje ligjore, ndërkohë që në KK-në e Pejës dhe atë të Mitrovicës jugore nuk është identifikuar asnjë shkelje.
Sipas informatave të marra nga MAPL-ja, KK-ja e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës nuk kanë adresuar nga një vendim me shkelje, derisa KK-ja e Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit kanë ndërmarrë veprime korrigjuese për harmonizimin e akteve me legjislacionin në fuqi. Lexo komunikatën.