Kuti për grumbullimin e ankesave nga nxënësit
Nxënësit e Shkollës së Aktivizimit si shqetësim e kanë shfaqur mungesën e mekanizmave që kërkesat, nevojat dhe shqetësimet e tyre t'i shprehin drejt stafit menaxhues dhe kanë ardhur me propozimin që në ambientet e caktuara t’i vendosin disa kuti për grumbullimin e ankesave. Sipas tyre, këto kuti do t’u mundësojnë nxënësve që në mënyrë anonime t’i paraqesin çështjet e tyre, dhe në këtë formë do të rritet edhe aktivizmi i tyre për të adresuar kërkesat apo nevojat me të cilat ballafaqohen.
Idea për realizimin e këtyre iniciativave ka ardhur nga Altina Xhini - Kaçanik dhe Grupi "Të drejtat e njeriut" nga Deçani. Kutitë e ankesave janë vendosur në Shkollën Fillore „Lidhja e Prizrenit“- Deçan, QKMF Adem Ukëhaxhaj-Deçan, në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri"-Deçan dhe në Shkollën Profesionale " Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka " në Kaçanik.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."