Kultura dhe Planifikimi Urban

E enjte, më datë: 27.03.2014 u mbajt fokus grupi me komunitetin e kulturës "Kultura dhe planifikimi urban në Prizren". Temat për të cilat u diskutua në këtë takim ishin: planifikimi dhe zhvillimi kulturor, strategjia kulturore dhe me theks të veçantë ZHVILLIMI EKONOMIK PËRMES TURIZMIT KULTUROR. 


Pjesëmarrës në këtë fokus grup ishin komuniteti i kulturës, artistët, aktivistët kulturor, OJQ-të kulturore, zejtarët, profesionistët e trashëgimisë kulturore, planifikuesit urban, arkitektë, komuniteti i biznesit, institucionet kulturore publike si dhe studiuesit ekspertë të urbanizmit. Në fokus grupin e parë diskutimi është orientuar mbi problemet dhe nevojat e komunitetit të kulturës në raport me planifikimin dhe zhvillimin kulturor, strategjia kulturore, konservimi i integruar, trashëgimia kulturore, zhvillimi ekonomik dhe turizmi kulturor, infrastruktura kreative (artistike) dhe aspekte të tjera të planifikimit urban.

Rrjetëzimi