Ku është kalldrëmi i Prizrenit?

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” të mërkurën ka prezantuar dy produkte të reja, që trajtojnë identitetin urban dhe trashëgiminë kulturore të qytetit. Produkti i parë është hulumtimi për kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prizrenit i titulluar “Ku është kalldrëmi i Prizrenit?”, që sjellë në pah zhvillimet në raport me këtë material, i cili është zëvendësuar me asfalt, madje edhe në rrethin e parë të Qendrës Historike, pa një debat të mirëfilltë me të gjithë akterët shoqëror. Produkti i dytë është Harta e shtëpive të vjetra të Prizrenit, që është rezultat i një pune të gjatë të dokumentimit të kësaj pjese të trashëgimisë kulturore. Harta e shtëpive të vjetra është edhe një përpjekje e EC Ma Ndryshe për të apeluar për veprim qytetar dhe institucional për t’i shpëtuar shtëpitë e mbetura. 


Klikoni këtu për të parë Hartën. Lexoni komunikatën për media këtu. Analiza e plotë "Ku është kalldrëmi i Prizrenit?".

Rrjetëzimi