Konsultim publik për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Komunën e Prizrenit
Më 18 mars 2014, Lëvizja FOL me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë dhe në bashkëpunim me UNDP dhe EC Ma Ndryshe kanë organizuar konsultimin publik me qëllim përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016, për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare për Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Kjo fushatë e konsultimeve publike do të shërbejë për rritjen e gjithëpërfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces dhe gjithashtu për mbledhjen e propozim aktiviteteve konkrete, e që do tëpërfshihen në Planin Nacional të Veprimit të Republikës së Kosovës.