Konferencë rajonale mbi aktivizmin kulturor në Prizren

Këtë të enjte (21 Maj) mbahet konferenca “Aktivizmi kulturor dhe Qyteti”, që është pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, përkrahur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Konferenca mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren dhe fillon në orën 11.00. Artistë dhe aktivistë të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia do të flasin në dy panelet e konferencës, për t’u pasuar me diskutime të hapura me pjesëmarrësit. Disa nga folësit e konferencës do të jenë: Violeta Simjanovska (Shkup), Sadi Petrela (Gjirokastër), Shpend Ahmeti (Prishtinë), Ares Shporta (Prizren), Florent Mehmeti (Prishtinë).

Folësit do t’i paraqesin prezantimet e tyre përgjatë dy paneleve të konferencës: Paneli i Parë – Ku arti, aktivizmi, performasa dhe politika takohen dhe Paneli i Dytë – Çlirimi i hapësirave publike. Gjatë të dy paneleve, këto tema do të analizohen në kontekst të aktivizmit kulturor: Privatizimi i të mirave kulturore, Qytetet e kapura të Ballkanit, Elitat e reja politike dhe narrativat e tyre, Rikthimi i hapësirës publike, Artistët si aktivistë kulturor, Zhvillimi komunitar përmes arteve, Kujtesa të shlyera të qyteteve, Ngjarjet kulturore dhe aktivizmi kulturor. 

Rrjetëzimi