Konferenca vjetore e projektit Transparenca Online e Komunës së Prizrenit
EC Ma Ndryshe ka organizuar konferencën vjetore të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit dhe Mamushës", ku panelistë ishin Z. Ian Cliff, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe Z. Ruzhdi Rexha, nënkryetar i komunës së Prizrenit. Gjatë konferencës është publikuar analiza "Një vit monitorim për më shumë transparencë" që përmbledh punën një vjeçare të organizatës në këtë projekt. Analizën mund ta shkarkoni këtu.