Konferenca vjetore e projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës...”

EC Ma Ndryshe sot ka mbajtur konferencën vjetore të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës – planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”. Konferenca vjetore është aktivitet përmbyllës i të gjitha veprimeve të realizuara gjatë vitit 2014 në kuadër të këtij projekti dhe moment reflektimi për ecurinë e projektit gjatë vitit 2015.

Panelistë të konferencës ishin Ilir Gjinolli, urbanist dhe ligjerues në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Refki Muzbegu nga drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Prizrenit dhe Rozafa Basha, autore e analizës së hulumtimit dhe mësimdhënëse e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Gjatë konferencës u prezentuan raportet e veçanta për secilin grup të komunitetit si dhe analizën e tretë që del nga hulumtimi me qytetarët e Prizrenit mbi planifikimin urban.

Gjatë vitit 2014, projekti ka realizuar 14 fokus grupe dhe shtatë debate me shtatë grupe të komunitetit (të moshuarit, gratë, të rinjtë, personat me nevojat të veçanta, lagjia Tusuz, kultura dhe mjedisi), pesë iniciativa avokimi (performansa publike), hulumimin me 500 respondentë me analizën përkatëse dhe shtatë raporte të veçanta për secilin grup të komunitetit.

Rrjetëzimi