Konferenca “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen komunale”

12 Dhjetor 2013, Prizren

Në konferencën “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen komunale” të organizuar sot nga UNDP, u lansua video dokumentari “Prizren: Pyt...?”. Video dokumentari paraqet qytetarët të cilët përmes një video kabine kanë bërë pyetje lidhur me çështjet të cilat i preokupojnë në komunën e tyre dhe përgjigjet e zyrtarëve komunal për këta qytetarë.

Poashtu u lansua animacioni “Ku shkojnë paratë tona?” përmes të cilit synohet të prezantohet si krijohet dhe si harxhohet buxheti komunal.

Pas prezantimit të dy videove, me të pranishmit u diskutua lidhur me komunikimin mes qytetarëve dhe organeve komunale.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit Mediat Sociale për Fuqizim Inovativ Lokal (SMILE), përkrahur nga UNDP dhe implementuar në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe EC Ma Ndryshe.

Rrjetëzimi