Komunat e Kosovës nuk i kanë përmirësuar kushtet e jetesës për PNV-të
Katër komunat e mëdha të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Peja dhe Gjilani, përfshirë këtu dhe nivelin qendror të qeverisjes sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) me veprimet që kanë ndërmarrë nuk kanë qenë efikase dhe efektive për përmirësimin e kushteve të jetesës së Personave me Nevoja të Veçanta përkatësisht Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike (PAFK).
Në raportin e performancës Qasja për Personat me Aftësi të Kufizuara Fizike të ZAP-it, ku auditimi mbulon periudhën 2013-2015, është konstatuar se përkundër përpjekjeve për përmirësimin e qasjes në infrastrukturë fizike dhe hapësira për PAFK, megjithatë rezultatet e deritanishme janë të kufizuara. Lexo komunikatën.