Komuna vë gurthemelin e Bibliotekës pa e marrë lejen e MKRS-së

Në kuadër të monitorimit të zhvillimeve në sferën e urbanizmit të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë këtij muaji ka hulumtuar rastin e inicimit simbolik të punimeve për ndërtimin e Bibliotekës së re të Qytetit në hapësirën e shkollës së vjetër "Ryzhdije". 

 

Në bazë të informatave të marra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prizrenit rezulton se MKRS ende nuk e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për projektin e ndërtimit të Bibliotekës, derisa DUPH-ja akoma nuk ka lëshuar leje ndërtimore për projektin në fjalë. Në fillim të muajit dhjetor kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit, e cila sipas autoriteteve komunale do ta ketë karakterin e Bibliotekës Qytetare dhe Universitare. Realizimi i projektit në bazë të deklaratave të kryetarit të Komunës do të kushtoj 500 mijë euro, me ç’rast për vitin 2014 janë ndarë afër 140 mijë euro. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi