Komuna largon pengesën e vendosur në mes të trotuarit që pengonte lirinë e lëvizjes
Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për largimin e pengesës së vendosur në mes të trotuarit në sheshin para ndërtesës së Postës në Prizren përkatësisht “Monumentit të Lirisë”, pas kërkesave të adresuara nga qytetarët dhe EC Ma Ndryshe.
Në këtë hapësirë publike të qendrës historike të qytetit, intervenimi i Komunës së Prizrenit i realizuar gjatë vitit të kaluar me mjetet financiare publike në vend se të krijonte një trotuar të qasshëm për të gjithë, përkundrazi kishte krijuar një mjedis që pengonte lirinë e lëvizjes për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Gjej komunikatën.