Komuna e Prizrenit tenderon teleferikun krye në vete

Organet kompetente të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë refuzuar projektin ideor të paraqitur nga Komuna e Prizrenit për ndërtimin e infrastrukturës për qasje në Kalanë e Prizrenit. Ngjashëm ka vepruar edhe Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit.  Pavarësisht nga ky fakt, Komuna e Prizrenit është në realizim e sipër të procedurave tenderuese për këtë projekt.

Në bazë të informatave që EC Ma Ndryshe i ka marrë nga organet kompetente të MKRS-së del se Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese-Konservuese të Trashëgimisë Kulturore/IKMM ka rekomanduar refuzimin e projektin ideor për ndërtimin e infrastrukturës qasje në Kalanë e Prizrenit. "Refuzohet projekti ideor - Ndërtimi i infrastrukturës për qasje në Kalanë e Prizrenit, pasi që i njëjti është në kundërshtim me kushtet e përgjithshme të dhëna nga IAK-u, si dhe në kundërshtim me Ligjin Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore", thuhet në rekomandimin e Komisionit të lartpërmendur.  Gjeni komunikatën, përgjigjen e QRTK-së dhe rekomandimin e KTK-së.

Rrjetëzimi