Komuna e Prizrenit po shkatërron Lumbardhin

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajve maj-qershor ka hulumtuar çështjen e punimeve infrastrukturore të ndërmarra nga komuna e Prizrenit në zonën e parë të rajonit të burimit të Lumëbardhit, që është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”. 

Në bazë të informatave që monitoruesit kanë siguruar nga njohësit e kësaj fushe del se Komuna e Prizrenit i ka nisur punimet në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”, sepse pa u pajisur me lejet e pëlqimet paraprake të institucioneve kompetente ka filluar projektin për marrjen e ujit nga Rajoni i burimit të Lumëbardhit, në zonën e Prevallës të PK Sharri. Për më shumë lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi