Komuna e Prizrenit merr parasysh rekomandimet e EC-it për ndarjen e subvencioneve

Të gjeturat dhe rekomandimet e EC-it janë vlerësuar si të arsyeshme nga Komuna e Prizrenit dhe me këtë rast është bërë rishyqrtimi i ndarjes së subvencioneve nga ky institucion, duke shfaqur një shembull të qeverisjes së mirë.


Më 30 maj 2018 EC kishte reaguar mbi disa parregullsi që i kishte evidentuar lidhur me ndarjen e subvencioneve për kulturë dhe sport nga DKRS-ja. Duke i marrë për bazë këto rrethana EC i kishte adresuar disa shqetësime dhe rekomandime te Kryetari i Komunës, me qëllim që gjatë marrjes së vendimit për ndarje të subvencioneve për kulturë të ketë parasysh rregullsinë dhe përputhshmërinë e procesit me legjislacionin në fuqi sikurse edhe shmangien e konfliktit të mundshëm të interesit. Këtu gjeni vendimin e komunës dhe reagimin e EC-it.

Rrjetëzimi