Komuna e Prizrenit me bilanc negativ në zbatimin e rekomandimeve

Gjatë vitit 2013 dhe në katër muajt e parë të 2014-ës në kuadër të monitorimit të transparencës së Qeverisë Komunale të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka publikuar të gjeturat e hulumtimeve të ndryshme dhesë bashku me to ka ofruar edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes në dikastere të caktuara. Gjithashtu ka reaguar edhe ndaj çështjeve të ndjeshme duke kërkuar veprim adekuat nga përgjegjësit e komunës së Prizrenit.

 

Brenda kësaj periudhe qeveria lokale ka ndërmarrë disa veprime në drejtim të zbatimit të disa rekomandimeve, që megjithatë duhet të përcillen me hapa të mëtutjeshëm, në mënyrë që të ketë përmirësim të standardeve të qeverisjes së mirë dhe demokratike. Krahas kësaj, ka pas edhe raste kur ekzekutivi komunal i ka injoruar propozimet që kanë ardhur nga shoqëria civile, duke bërë që ndërtimi i partneritetit ndër-sektorial të mbetet ende vetëm një objektiv i dëshiruar. Për më shumë lexoni komunikatën

Rrjetëzimi