Komuna e Prizrenit lë në harresë Konferencën e vet për UNESCO
![Komuna e Prizrenit lë në harresë Konferencën e vet për UNESCO](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607255851/images/04_09_2014_8933050_08_05_2014_6818849_700_400_11_03_2014_3761780_shtepia_e_bardhe_038_bkt00q.jpg)
![Komuna e Prizrenit lë në harresë Konferencën e vet për UNESCO](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607255766/images/05_08_2014_7925364_14_07_2014_1144880_25_03_2014_6766904_700_400_16_03_2014_2204492_13_03_2014_9289877_logopznew__1__bwqtge.jpg)
Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajve të fundit ka hulumtuar çështjen e implementimit të rekomandimeve të dala nga Konferenca dy ditore Prizreni dhe UNESCO Alternativat e Përfshirjes, të organizuar nga Komuna e Prizrenit më 16 dhe 17 maj të vitit 2013 në Prizren.
Në bazë të informatave që monitoruesit kanë grumbulluar nga zyrtarët përgjegjës komunal del se ekzekutivi i Prizrenit nuk ka ndërmarrë masa për zbatimin e asnjërit prej rekomandimeve të kësaj Konference, për organizimin e të cilës ishin shpenzuar mbi 4 mijë e 500 euro nga buxheti komunal. Lexo komunikatën.