Komuna e Prizrenit duhet të dëshmoj (pa)fuqinë e vet në zbatimin e ligjit

Forumi Transparenca në Prizren ka mbajtur debatin e radhës në kuadër të ciklit “Ballafaqim” mbi temën “Rrënimet si dëshmi e (pa)fuqisë”. Në këtë debat në fokus kanë qenë diskutimet mbi rrënimet e fundit në qytetin e Prizrenit, që kanë ngritur një numër dilemash në mesin e qytetarëve. 


Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura nga komuniteti, e të cilat gjatë debatit janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e partive opozitare si dhe aktivistët civil dhe medial ka qenë qasja selektive e komunës ndaj parregullsive urbane në qytet, duke treguar vendosmëri për zbatimin e ligjit vetëm në rastet që konsiderohen si “të lehta”. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi