Komuna e Mamushës shkel Ligjin për Buxhet

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe ka hulumtuar çështjen e pagesës së pagave të mësimdhënësve dhe mjekëve të caktuar, por edhe të punonjësve të administratës komunale nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve të buxhetit komunal të Mamushës.

Në bazë të dokumenteve që janë siguruar nga komuna e Mamushës, figuron se Kryetari i Komunës së Mamushës ka marrë një mori vendimesh, nga muaji shkurt e deri në korrik të 2014-ës, për pagesën e pagave të kontratës mbi vepër të një mësimdhënësi në shkollën “Anadolu” dhe dy mjekëve specialistë të Qendrës së Mjekësisë Familjare, si dhe të dy zyrtarëve të administratës komunale, me mjete nga kategoria buxhetore e dedikuar për mallra dhe shërbime. Në të njëjtën kohë praktika e ngjashme është zbatuar edhe në vitin 2013, në disa raste. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi