Komuna e Mamushës rrezikon qëndrueshmërinë e vet financiare

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës online të ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe ka analizuar përmbajtjen e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2014. 


Bazuar në të dhënat që figurojnë në këtë Raport del se borxhet që duhet të arkëtohen nga Komuna e Mamushës, por edhe faturat e papaguara nga qeveria komunale si pasojë e mungesës së mjeteve, sfidojnë qëndrueshmërinë financiare të këtij pushteti lokal. Monitoruesit e EC Ma Ndryshe kanë gjetur se borxhet e përgjithshme që duhet të arkëtohen nga Komuna e Mamushës gjatë vitit 2014 kanë arritur në shifrën prej 166 mijë eurosh, në krahasim me vitin 2013 kur shifra arrinte në 150 mijë euro.  Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi