Komuna e Mamushës me ngecje në transparencën buxhetore

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë javëve të fundit ka përcjellë zbatimin e kërkesave ligjore të konsultimit me publikun gjatë procesit të hartimit të buxhetit.

Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, por edhe Qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave përcaktojnë format e konsultimit me publikun që duhet të zhvillohen gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të buxhetit komunal. Ky konsultim me publikun ka për qëllim që të kontribuojë në ndarjen më të drejtë të burimeve të kufizuara financiare të komunës me hartimin e një buxheti komunal që pasqyron prioritetet e qytetarëve, si dhe përkushtimin e komunës ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, sikurse që janë transparenca dhe llogaridhënia. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi