Kino Lumbardhi nuk mbrohet duke rrënuar pjesë të objektit

Organizatat e shoqërisë civile në Prizren, ndonëse janë dakord me përpjekjen e komunës për të shpallur Kino Lumbardhin si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik, për të ndaluar procesin e privatizimit, ato nuk pajtohen me çfarëdo tentimi për të rrënuar ndonjë pjesë të caktuar të objektit të Kino Lumbardhit. 

Propozimi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit që Kuvendi i Komunës të shpallë Kino Lumbardhin si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik (shoqëror), ndër veprimet e propozuara pas dhënies së këtij statusi përmend edhe “zgjërimin e rrugës”. Ndërmarrja e këtij veprimi është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e shpalljes së kësaj hapësire si zonë e interesit të përgjithshëm publik, pasi që zgjërimi i rrugës nënkupton rrënim (dhe eventualisht rindërtim) të pjesës së mbyllur të Kino Lumbardhit. Më poshtë janë arsyet mbi të cilat bazohet argumenti kundërshtues ndaj përpjekjeve për të rrënuar dhe ndryshuar strukturën aktuale të objektit (pjesa e mbyllur) të Kino Lumbardhit. Lexoni reagimin e shoqërisë civile këtu.

Rrjetëzimi