Kërkojmë shtigje për komunitetin e çiklistëve në Prizren

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me komunitetin e çiklistëve të premten ka realizuar performancën “Kërkojmë shtigje për çiklistët”, përmes të cilit aktivitet ka reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e pjesëmarrës së barabartë të çiklisteve/ëve në trafikun që zhvillohet në rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur shtigje të improvizuara, në rrugën “Remzi Ademaj” (afër Urës së Gurit dhe Urës së Arastës),  është theksuar e drejta e  çiklisteve/ëve për qarkullim më të sigurt brenda zonës urbane.  Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi