Karrocat në Kafaz
PAK-të përballen me barriera të shumta në përditshmërinë e tyre. Për të ngritur zërin për këto padrejtësi është realizuar performanca “Karrocat në kafaz”. Katër karroca të futura në kafaze në Shadërvan, Kej, Sheshi i Lidhjes dhe në rrugën “Adem Jashari” kanë përcuar porosinë te publiku për nevojën e respektimit të drejtave të PAK-ve.
Aktiviteti u realizua në kuadër të javës së distrofisë nga OPDMK në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe.