Kampusi i UP-së hapësirë publike e sigurtë dhe e përshtatshme për të gjithë

EC ka realizuar punëtorinë “Kampusi i UP-së hapësirë publike e sigurtë dhe e përshtatshmepër të gjithë” aktivitet ky i mbajtur në kuadër të projektit Qytetet Gjithëpërfshirëse” - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” që përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Kjo punëtori ka për qëllim shqyrtimin e sfidave më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen grupet e nënpërfaqësura të qytetit dhe vizionimin e tyre sipas metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje. Gjatë kësaj punëtorie është  trajtuar hapësira e kampusit të UP-së ku pjesëmarrësve iu është ofruar mundësia të shprehin vizionin e tyre për këtë hapësirë.
 
“Qytetet Gjithëpërfshirëse- promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” është projekt i ECi cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje dhe fshatra të ndryshme të komunës.
 

Rrjetëzimi