Kampanjë vetëdijësuese për kujdes gjatë vozitjes
Sot është realizuar kampanja vetëdijesuese kundër përdorimit të telefonave gjatë vozitjes e cila shërben si një thirrje e radhës për ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
EC Ma Ndryshe ka organizuar Shkollën e Aktivizmit me nxënës të shkollave të mesme nga ku edhe ka dalur si shqetësim përdorimi i telefonave nga ngasësit gjatë vozitjes, duke cënuar sigurinë në trafik. Si rrjedhojë e kësaj ka dalur edhe idea për realizimin e kësaj kampanje vetëdijësuese nga nxënësja Kleita Koci, për kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me KVRL- Gjakovë dhe qytetarët e qytetit të Gjakovës, me ç’rast është bërë shpërndarja e fletushkave që përmbajnë mesazhe sensibilizuese dhe statistika të aksidenteve që kanë ndodhur që nga viti 2017 në rajonin e Gjakovës dhe në tërë Kosovën. Gjej komunikatën.